November 29, 2020

Zeka skeptik për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon konsensus gjithëpërfshirës politik në vend, jo vetëm për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por edhe për aprovimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomike.

Drejtues të kësaj Ode po ashtu shprehin shqetësimin edhe për mos implementimin e masave të pakos emergjente fiskale për bizneset të cilat kanë pësuar më së keqi nga pandemia.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka nuk ka përjashtuar mundësinë që vendi të dështojë për nxjerrjen e pakos ekonomike nëse vazhdon kriza politike.

Ai kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të merren parasysh rekomandimet e OEAK për pakon për rimëkëmbjen e ekonomike.

Zeka thotë se OEAK ka qenë pjesë e Grupit punues për dizajnimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe propozimi i tyre ka qenë për një qasje shume dimensionale, ku sipas të cilit përveç mbështetjes financiare për dhënie të kredive bizneseve ose përmes subvencionimit të kredive, vendi të nisë me dizajnimin e akteve ligjore të cilat do të mundësonin pushimet tatimore për bizneset, lehtësira fiskale në përgjithësi, në të njëjtën kohë edhe grante dhe asistenca financiare për ndërmarrësit për gra, për ndërmarrësit që në përgjithësi kanë vështirësi për qasje në financa.

“Besojmë që kjo do të ndihmonte edhe ndryshimin e strukturës së ekonomisë në përgjithësi, do ta bënte vendin më atraktiv dhe për investitorët nga diaspora. Dhe investitorët e huaj në përgjithësi, por në njëjtën kohë do t’i jepte një nxitje edhe ndërmarrësisë brenda vendit. Shpresojmë, meqenëse jemi në pritje edhe ne si Odë Amerikane, në pritje të dokumentit, i cili do të tregojë edhe konturën e kësaj pakoje të rimëkëmbjes, shpresoj se këto komente tona. Rekomandimet tona do të merren parasysh dhe do të përfshihen në planin e rimëkëmbjes, të cilin do ta prezantojë Ministria e Financave dhe Transfereve, shpresojmë gjatë kësaj jave”, thotë Zeka.

Ai tha se për t’u bërë një pako për ekonomi, duhet të ketë unitet në skenën politike, në të kundërtën ka rrezik të dështojë pakoja e rimëkëmbjes

“Referenca e juaj (për dështim) është goxha e saktë në këtë aspekt meqenëse ne tashmë jemi edhe në një situatë të një krize politike. Natyrisht, rritja e niveleve të huamarrjes së jashtme duhet të marrë aprovimin e kuvendit të Kosovës nga 2/3 të deputetëve. Madje, në një njoftim të njërës prej institucioneve financiare ndërkombëtare është thënë kështu: “Ne kemi përfunduar me sukses negocimin e një huaje për qeverinë e Republikës së Kosovës, por i ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të aprovojnë këtë hua”. Andaj, ngjashëm duhet të ndodhte edhe me rastet e tjera”.

“Përtej nevojës së aprovimit të huave të tilla, besoj që këtë moment Kosova ka nevojë për një konsensus gjithëpërfshirës politik, jo vetëm për aprovimin e huave të tilla nga institucionet financiare ndërkombëtare, por edhe për aprovimin e asaj që do të ishte dokumenti bazik e i detajuar për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ku të gjitha partitë politike, të gjitha grupet parlamentare në konsultim me ekspertët e pavarur, me odat ekonomike me akademinë dhe me të gjithë hisedarët e këtij vendi t’i jepnin një aprovim ose të mund të kontribuonin në atë dokument, i cili pastaj pavarësisht ndërrimit të qeverive ose jo dhe pavarësisht rrethanave politike, të cilat do të zhvilloheshin, ndërkohë do ta shfrytëzonin atë dokument si udhërrëfyes në të cilin do të bazoheshin të gjitha vendimet e ardhshme”, tha Zeka.

Megjithatë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane shprehë shqetësimin e tij për moszbatimin e masave të pakos emergjente për biznese. Sipas tij, është një numër i madh i ankesave nga bizneseve për mosimplementim të kësaj pakoje sa i përket masës për qiratë.You May Like