November 23, 2020

Vjen sqarimi: Jabllanovic kishte leje si të Mustafës, Veselit e Limajt


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Ministria e Shëndetësisë mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik nga koronavirusi.


Por, në këtë vendim pati edhe përjashtime për disa grupe që u lejuan të zhvillojnë aktivitetin e tyre, përfshirë këtu edhe partitë politike.

Mbrëmë në media qarkulloi leja që kishte marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba – PSK), Aleksandar Jabllanoviq.

Nga kjo ministri për klankosova.tv thanë se të gjitha partitë politike në Kosovë kanë të drejtë që të dërgojnë një listë të stafit të tyre esencial për të marrë leje, e që njëjtë kishte ndodhur edhe me Jabllanoviqin.

“Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse Covid-19, ju njoftojmë se edhe partitë politike në kuadër të aktivitetit të tyre, në bazë të këtij vendimi kanë përcjell listën e stafit të tyre esencial për t’u pajisur me leje për qarkullim”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

“Ju njoftojmë se kjo leje rregullon specifikisht vetëm lëvizjen brenda territorit të Republikës së Kosovës, por jo daljet dhe hyrjet jashtë territorit. Po ashtu, vlen të theksohet se të gjitha partitë politike, të cilat kanë bërë kërkesë me listën e stafit të tyre esencial tashmë janë pajisur me leje”.

Në lejën e dhënë nga MPB për ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, që u shkarkua pasi ofendoi nënat e Gjakovës, thuhet se ka të drejtë për lëvizje për t’i kryer aktivitetet e tij partiake brenda territorit të Kosovës.

“Lejohet qarkullimi në hyrje hyrje dhe dalje në të gjitha zonat e karantinës, si dhe në zonat tjera në Republikën e Kosovës, si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndaluar qarkullimi në Republikën e Kosovët për z. Aleksandar Jabllanoviq , kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës me numër …. t’i kryejë detyrat si kryetar partie. Policia e Kosovës obligohet për zbatimin e këtij vendimi”.

Pas vendimit të MSH-së disa grupe kanë të drejtën të pajisen me leje speciale në MPB përfshirë punonjësit shëndetësorë, zjarrfikësit, punojësit medialë dhe ata të bizneseve që janë të lejuar të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *