November 23, 2020

Vetizolohen 150 kosovarë që u kthyen nga Zvicra


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Rreth 150 persona nga Zvicra janë kthyer në Kosovë, këtë të mërkurë. Por, jo të gjithë u dërguan në karantinë, ashtu siç parashihet me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.


Nga ky grup i të kthyerve në Kosovë, vetëm 4 persona u dërguan në Qendrën e Studentëve, për t’u karantinuar, e që më pas edhe ata u liruan nga aty, raporton KOHA.

Familjarë, të cilët kishin ardhur të presin të afërmit e tyre në hapësirat e Aeroportit, kanë kritikuar institucionet, për mosdhënie të informacioneve.

Personat të cilët nuk u futën në karantinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë rekomanduar që të izolohen në shtëpitë e tyre për dy javë.

Që nga gjysma e marsit, kur edhe janë mbyllur kufijtë tokësorë dhe Aeroporti, Ministria e Infrastrukturës ka riatdhesuar më shumë se 3 mijë qytetarë nga vende të ndryshme.

Zogaj ka thënë se ende nuk dihet data se kur do të fillojë operimi i rregullt i linjave ajrore, derisa si mundësi mbetet java e parë e qershorit.

Derisa gjatë orëve të pasdites këtë të mërkurë, është realizuar edhe një fluturim nga Brukseli, me rreth 170 udhëtarë.

Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë. Madje, në faqet zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt Shqipërisë.

Por, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë vendim zyrtar, nëse më 1 qershor do të hapen kufijtë.