September 20, 2020

Të gjithë të çmendur pas Tonali-t, menaxheri zbulon të ardhmen e lojtarit


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Sandro Tonali do të jetë padyshim një nga protagonistët e merkatos së ardhshme. Mesfushori i Brescia-s kërkohet nga shumë klube të mëdha, italiane dhe jo. Presidenti i Dallëndysheve, Massimo Cellino, ka qenë i qartë mbi xhevahirin e tij: asnjë ulje dhe fjala e fundit i takon lojtarit.Menaxheri i Tonali-t, Beppe Bozzo, ka folur për  të ardhmen e klientit të tij: “E njoh prej dy vitesh, më ka pëlqyer menjëherë, ashtu si familja e tij e bukur. Kanë qenë të gjithë të rëndësishëm për rritjen e tij dhe për menaxhimin e famës”, ka thënë Bozzo për Gazzetta dello Sport. “Ka bërë një punë të shkëlqyer në debutimin e tij në Serinë A. Nuk kam folur akoma me presidentin Cellino, por kam lexuar me kënaqësi se do t’ia lërë Sandro-s fjalën e fundit mbi të ardhmen e tij”. “Përpara ka shumë mundësi të rëndësishme, janë të pakët ata që e kanë patur një mundësi të tillë në moshën e tij. Është më mirë që Sandro të qëndrojë në Itali. Mund të konfirmohet te një klub i madh dhe do të ishte për të ardhur keq për Serinë A nëse do ta humbte”.