November 29, 2020

Të enjten hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të levizjes


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

(E plotësuar) – Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferëncë për media bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë ka njoftuar për lehtësimin e një serë masave që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maj do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat.

Vitia ka thënë se ne duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar nga 18 maji.

​Drejtpërdrejt nga konferenca e ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me kreun e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, mbajnë konferencë për media. 

Vitia del në konferencë sot me prijësit fetarë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

Konferenca do të mbahet në ora 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës,  Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha,  do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë.