December 1, 2020

Rifillimi i kampionatit në Kosovë, këto ekipe mund të kenë probleme


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Fundi i muajit maj është koha kur parashihet rikthimi i kampionatit të Kosovës në futboll.


Që nga 13 marsi në vendin tonë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në vend, duke bërë që klubet t’i dërgojnë në shtëpi sportistët, derisa këta të fundit në mënyra të ndryshme janë stërvitur individualisht sa për ta mbajture deri diku forcën fizike.

Dje Federata e Futbollit e Kosovës doli me një njoftim ku tha se kampionati parashihet të nis në fund të muajit maj, derisa klubet stërvitjet në grup mund t’i nisin nga 10 maji, gjithmonë nëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thotë ndryshe, shkruan Zëri.info.

Kjo periudhë e shkurtër e përgatitjeve, duke e pasur parasysh pauzën e gjatë të lojtarëve, do të jetë shumë problem për ta përballuar intensitetin e garave sidomos ato klube që kanë fond jo të mjaftueshëm.

Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu ka deklaruar se këtë situatë ato klube që kanë fond më të madh të lojtarëve mund ta përballojnë më lehtë, derisa do të jetë shumë vështirë për ato që janë më të varfra.

Normal ekipet që kanë fond të mjaftueshëm të lojtarëve cilësorë e kanë më të lehtë, sepse mund të përdorin rotacionin në ekip pa e prishur ekuilibrin, të tjerat do të kenë bukur shumë telashe. Megjithatë, në përgjithësi mendoj se asnjë skuadër nuk do ta fillojë kampionatin e përgatitur sa duhet dhe përafërsisht sa është e nevojshme. Në këto rrethana duhet lutur që mos të kemi ndonjë problem serioz sa i përket lëndimeve”, ka thënë Gani Sejdiu.