November 30, 2020

Qeveria shfuqizon vendimet: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë, e qendrat tregtare


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga venmdimet që kishte ndërmarrë për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.

Vitia shtoi se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19, Gazeta Express.

Ndër të tjera, në mbledhje është shfuqizuar edhe neni që ndalonte hapjen e qendrave tregtare, që do të hapen mirëpo me masa mbrojtëse, masa këto që do të propozohen nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.