July 7, 2020

Qeveria Hoti ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut që vdiq në Qendrën e Studentëve

Qeveria e re e Kosovës në mbledhjen e saj të parë të rregullt ka ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, 26 vjeçarit që vdiq në Qendrën  e Studentëve që që për disa muaj shërbeu si karantinë për të kthyerit nga perëndimi.


Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo shumë e mjeteve do të ndahet nga shpenzimet e paparashikuara, shkruan Reporteri.

Për vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve, Kuvendi i Kosovës ka themeluar edhe një komision hetimor. /Reporteri.net