September 22, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të mendojë mirë për veprimet që i ndërmerr për formimin e qeverisë pa shkuar në zgjedhje.


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Pasi ka kaluar koha kur e shkel Kushtetutën dhe nuk për përballesh me konsekuencat.

Kështu thotë për kp, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Për këtë, sipas Bislimi presidenti Thaçi nuk e ka aq të lehtë të shkel Kushtetutën për t’i dhënë pushtet, Isa Mustafës, pasi përgjegjësia i bartet atij.

Bislimi: Presidenti nuk e ka aq me lehtësi të shkel kushtetutën për me ia dhënë pushtetin Isa Mustafës

“Presidenti nuk e ka aq me lehtësi të shkel kushtetutën për me ia dhënë pushtetin Isa Mustafës, apo ndonjë tjetri. Barrën dhe përgjegjësinë do të marrë presidenti”, thotë Bislimi.

Bislimi i cili është edhe ministër në detyrë i Financave thotë se partitë tjera politike nuk po dëshirojnë të njohin vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Derisa thekson se mesazhi i tyre është se çfarëdo fitore në zgjedhje, në tavolinë e marrim qeverisjen.

Bislimi: Mesazhi është i qartë ata po thonë mundeni me fitu zgjedhjet, por në tavolinë iu marrim qeverisjen

“Një grup i vogël të njerëzve që dëshirojnë mos me njoft vullnetin e qytetarëve. Me këtë vendim nëse këta shkojnë me shkel kushtetutën mesazhi është i qartë. Mundeni me bërë çka dush në zgjedhje, ne në tavolinë iu marrim prapë qeverisjen. Për arsye se e kemi kushtetutën që e kontrollojmë. Kjo s’guxon me ndodhë”, thotë ai.

Bislimi mes tjerash e arsyeton shkeljen e kushtetutës, nga ana e kryeministrit Kurti me rastin e vendimit për kufizim të lëvizjes.

Bislimi: Ka kaluar koha kur ke mundur me shkel kushtetutën dhe me shpëtuar pa konsekueca

“Ka kaluar koha kur ke mundur me shkel kushtetutën dhe me pështu pa konsekueca. Kushtetuta po vendoset me u shkel për me u shkel besimi i qytetarëve. Këta po thonë po mirë edhe Kurti e ka shkelur kushtetutën që ka marrë disa masa të kufizimit të lëvizjes. Duhet me kuptuar kontekstin, ato i kemi marrë për me shpëtua jetën e qytetarëve”, thotë ai.

Në letrën e pestë që presidenti, Hashim Thaçi ia ka dërguar dje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konstatuar se kryeministri në detyrë nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që pas 4 letrave të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë.

Dhe për këtë, sipas tij tashmë do ia jap mundësinë për formim të qeverisë secilës parti që dëshmon se ka shumicën parlamentare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *