September 20, 2020

NË MAQEDONINË E VEIRUT 24 ORËT E FUNDIT REGJISTROHEN 13 RASTE TË REJA ME COVID-19


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Më shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399, në 26 qytete.

Numri i të shëruarve në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, është shumë herë më i lartë se numri i të prekurve. 53 persona kanë fituar betejën me virusin korona. Me gjithë lajmet e mira, Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për  4 viktima nga mosha 47 vjeçe deri 81.

Të gjithë pacientët vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Përfshirë viktimat e 24 orëve të fundit, virusi korona tek ne  ka marrë 65 jetë njerëzish.

Ministri Venko Filipçe, ka thënë se “pavarësisht se në fillim parashikimet ishin se numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë do të luhatej mes 2000 dhe 2500, analizat më të fundit tregojnë se numri i pacientëve do të jetë më i vogël se 2000”.

Në Maqedoninë Veriore numri i testimeve të bëra është 15 409, prej të cilave 289 gjatë orëve të kaluara./Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *