November 30, 2020

Naim Ismaili kritikon Qeverinë: Nuk i mori parasysh kërkesat e komunave, lehtësoi masat për mbajtjen e protestave


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Naim Ismaili, ish-kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se Qeveria në detyrë nuk përfilli kërkesat e tyre për lehtësimin e masave.


Ai thotë se kërkesa kryesore e komunave ka qenë nevoja për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim, por sipas tij kjo kërkesë ka has në vesh të shurdhër, shkruan Reporteri.net.

Ismaili ka shkruar në Facebook se nuk e di nëse vendimi i marrë mbrëmë për lëvizje të lirë të qytetarëve, ka të bëjë me masa lehtësuese e lehtësim për veprimtari biznesore apo lehtësim për krijimin e mundësisë për hapjen e rrugës për mbajtjen e protestave.

Postimi i tij i plotë:

Opinion lidhur me “masat lehtësuese”

Nuk di nëse Vendimi i marrë mbrëmë për lëvizje të lirë të qytetarëve, ka të bëjë me masa lehtësuse e lehtësim për veprimtari biznesore apo kemi lehtësim për krijimin e mundësisë për hapjen e rrugës për mbajtjen e protestave.

Nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, kishte një propozim të qartë të cilin e kemi bërë përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), lidhur me masat lehtësuese. Ky propozim kishte bazën nga gjendja dhe nevoja reale e terenit dhe nga komunikimet e përditshme që ne si kryetar kemi me qytetarët, bizneset dhe organizata të ndryshme publike e jo publike.

Kërkesa kryesore nga këto komunikime ka qenë nevoja për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim por kjo kërkesë e jona si kryetar të komunave duket që hasi në vesh të shurdhër.

Nga masat e ashtuquajtura lehtësuese, të shpallura mbrëmë, asnjëra nga këto nuk dha kuptimin se është fjala për lëvizje të lirë e aq me pak për lehtësim të veprimtarive biznesore të cilat janë dërmuar nga pandemia COVID – 19. Më shumë ishin masa që lehtësojnë mbajtjen e protestave për të cilat është ndërtuar skenar e strategji deri në detajin e fundit.

Po te ishte përkushtimi institucioneve qendrore në strategji e skenar për mbështetje të zhvillimit dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike do ishte shumë e rëndësishme për Kosovën.

Vendimet e marra mbrëmë, tregojnë qartë së nuk po mendohet në stabilizimin e gjendjes socio-ekonomike pas asaj që ka shkaktuar pandemia COVID 19, po në destabilizimin politik dhe thellimin edhe me të madh të gjendjes së Kosovës.

Ende po mungon thirrja e arsyes së shëndoshë të mendjes se ne kemi nevojë për masa të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik duke mbështetur veprimtaritë biznesore, zhvillimin e projekteve kapitale, ku stimulohet punësimi e rritet konsumi, si masa të cilat ndihmojnë daljen nga kriza e krijuar nga pandemia. Në vend të këtyre masave po ndërmerren masa tjera stimuluse për mundësi të rritjes së pakënaqësisë, falimentim të bizneseve, shtim të papunësisë dhe pakënaqesisë qytetare. Kjo është e ditur, e bërë e qartë dhe e pastërt si loti për gjithë qytetaret.

Thirrni mendjes se arsyeshme e merrni masa që lehtësojnë qytetarët në lëvizje, punë në veprimtari biznesore e mbështetje të zhvillimit të projekteve e jo masa që stimulojnë ngërqe, jo zhvillim dhe shprehje revolte.