September 25, 2020

Mr. Sheremet Krasniqi- Godeni Disa të dhëna të reja për Ibrahim Lutfiun, intelektualin dhe atdhetarin e devotshëm të kauzës shqiptare


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Pas Luftës së Dytë Botërore , OZN-a jugosllave ndërmori një aksion të madh për kapjen dhe likuidimin , siç thoshin ata, “ të krerëve të bandave balliste dhe të NDSH-së”, që vepronin në Kosovë , po edhe jashtë Kosovës. Njëri ndër ata intelektualë , që veproi e punoi pareshtur për një Shqipëri etnike ishte edhe Ibrahim Lutfiu .Ibrahim Lutfiu lindi më 1914 në Prizren. Prindërit e tij kanë jetuar në Prizren. Ai e kishte kryer Fakultetin e Drejtësisë në Beograd , në vitin 1938. Sipas të dhënave, ai ishte njëri ndër studentët shqiptarë më të dalluar të kohës , zotëronte disa gjuhë të huaja . Gjatë shkollimit në Beograd, ai kishte rënë në kontakt me studentë të tjerë shqiptarë, që studionin atje dhe që zhvillonin aktivitet kombëtar kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Pas kryerjes së fakultetit, Ibrahimi kthehet në Kosovë dhe në vitin 1941 zgjidhet prefekt i Prefekturës së Mitrovicës, të cilin funksion e ushtron deri në nëntor të vitit 1944. Gjatë kësaj kohe, aq sa lejonin rrethanat shoqërore- politike, Ibrahim Lutfiu bashkëpunoi me patriotët e njohur, siç ishin Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Shaban Polluzha, Aqif Blyta e shumë të tjerë.Në një fjalim të tij më 17 shtator 1943, ndër të tjera, ai thoshte : “ Në zemrat e të gjithë kosovarëve sod qëndron bashkimi dhe vendosja me vdekë për këtë tokë të vuejtun “ ( Gaz. “ Lidhja e Prizrenit “ e dt. 1 tetor 1944 ). Me sa dihet, Ibrahim Lutfiu ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe i angazhuar edhe në Qeverinë e Tiranës. Ibrahim Lutfiu së bashku me Xhevdet Bajramin , komandant i xhandarmërisë në Prefekturën e Mitrovicës, kalojnë në Drenicë e prej andej në Prizren. Këtu në Prizren ata bëjnë përpjeke për të rënë në kontakt me ndonjë komandant të brigadave shqiptare, për t’ua mbushur mendjen që të bashkëpunonin me ta , por pa sukses. Ndërkohë, organet e OZN-së e zbulojnë dhe e kapin. E fusin në një xhip dhe e nisin për në Prishtinë për ta pushkatuar. Kur mbërrijnë në Shtime , kapiteni serb e urdhëron shoferin që të kthejë për në Ferizaj, se atje kishte një punë. Me të mbërritur te kazermat ushtarake , gjithnjë sipas dëshmive të Adem Gllavicës ( Australi ), ata bien në pritë nga grupi i Jonuz Bajraktarit. Pasi që çetnikët nuk përfillin urdhrin që të ndaleshin , xhipi goditet me breshëri plumbash dhe nga ai xhip dalin tre ushtarakë serbë dhe një civil duarlidhur . Ibrahimi , këtij grupi iu prezantua si prefekt i Mitrovicës dhe që ishte kapur nga këta , të cilët po e dërgonin në Prishtinë për ta pushkatuar. Në këtë moment, Jonuzi thotë : “ Unë po i pushkatoj këta të tre që këtu “. Ibrahim Lutfiu i lutet Jonuzit dhe të tjerëve që këtë akt ta kryente ai. Ata ia plotësojnë këtë dëshirë dhe ia japin një revole, e ky i plandos për toke që të tre këta banditë të OZN-së. Pas këtij akti, Ibrahim Lutfiu iu bashkohet nacionalistëve shqiptarë dhe mbi 5 vjet qëndron në arrati në një ilegalitet të thellë. Kjo vrasje e këtyre njerëzve të UDB-së bëri jehonë të madhe. Organet serbo-jugosllave ndërmorën një aksion të gjerë në tërë Kosovën për t’i zbuluar këta atdhetarë të NDSH-së , sidomos Ibrahim Lutfiun , për të cilin kishte lëshuar urdhrin që “ ky njeri, ja i gjallë ja i vdekur , duhet të zihet patjetër “. Këtu më poshtë po japim disa të dhëna të reja për Ibrahim Lutfiun , të dhëna këto, që s’janë thënë deri sot, ose janë anashkaluar me qëllim apo pa qëllim.Ibrahim Lutfiu , në fund të dhjetorit të vitit 1944 kalon në Lagjen e Buzhalëve të fshatit Budakovë të komunës së Suharekës, konkretisht ai strehohet te Brahim Avdyli . Brahim Avdyli, i derës së Hasan Hysen Budakovës, ishte i njohur në këto anë për trimëri , bujari e besnikëri. Për këtë strehim të Lutfiut dëshmon më së miri Avdyli 95- vjeçar, i cili ka trashëguar edhe emrin e gjyshit të vet: “ Te na Brahim Lutfija ka qëndrue nja dy muej e gjysë. Baba e ka majt’ në dhomë të grues së vet . Baba, nga friga se do të zbulohej Brahim Lutfija, sepse oxhaku i dhomës qitke tim 24 orë pandërprerë dhe shpija jonë ishte afër rrugës, shkon te Ramë Hasani (djalë i Hasan Hysen Budakovës- Sh. K. ) dhe i thotë : A po shkon te Zenun Kepa , se ti ki ma shumë muhabet me të, se a munet me ma marrë qet njeri –Lutfiun, sepse janë ma në grykë të malit dhe s’mund t’i hetojë kush derisa t’ja gjej nji lidhje për ta përcjell në Greqi ose diku tjetër . Rama menjiherë ka bisedue me Zenun Kepën , i cili i ka thanë bjere lirisht , se këtu e kam edhe vëllain e grues, Rrustem Alinë e Grikocit dhe Ajet Gërgurin. Zenun Kepa e ka marrë Brahim Lutfinë dhe e ka çue në bunkerin ku janë kanë të strehum edhe Rrustem Alija e Ajet Gërguri “. ( Deklaratë e marrë nga Avdyl Brahimi më 20. 5. 2013 në prani të Shaban Elez Buzhalës (1947), i cili edhe ky i dinte këto të dhëna dhe i pohonte të gjitha ato që i thoshte daja Avdyl- Sh. K. ). OZN-a ishte në dijeni se familja e Brahim Avdylit dhe ajo e Ramë Hasanit e kishin strehuar një kohë Ibrahim Lutfiun…Sipas dëshmive të të lartpërmendurve, Ibrahim Lutfiu në fshatin Budakovë është srehuar nja 5-6 vjet . Gati nja 80% të banorëve të fshatit Budakovë e kanë ditur se ku është duke u strehuar , por , budakovasit, të njohur për trimëri e besnikëri, nuk e qitën dhe nuk e denoncuan asnjëherë birin e vet. Atëherë OZN-a futi në burg 30 anëtarë të familjes së Kadri Avdylit e të Ramë Hasanit , me gra e burra ( Të gjithë këta të derës së Hasan Hysen Budakovës) dhe i mbajti nëntë javë në kthina të ftohta e të ngushta të burgut të Suharekës , duke përdorur mbi ta lloj-lloj torturash ndër më çnjerëzoret, në mënyrë që të tregonin se ku strehohej Ibrahimi , sepse , siç thamë më lart, ajo ishte në dijeni se një kohë të gjatë Ibrahim Lutfiu ishte strehuar te këto dy familje. Gjatë kësaj kohe sa ishte në burg me anëtarët e tjerë të familjes pat lindur vajza e Kadri Avdylit , Mihrija, e martuar në Bukosh dhe ende është gjallë. E mbaj mend fort mirë, thotë Avdyli, kur në dimrin e egër të vitit 1950 , komplet fshatin tonë UDB-a e pati qitur jashtë në këmishë e tlina , në borë të madhe deri mbi shokë, duke i mbajtur ashtu nja 4-5 orë dhe duke i kërcënuar : “ Ju po e strehoni Ibrahim Lutfiun. O tregoni ku ashtë , o do t’ju pushkatojmë të gjithëve !Askush s’ka pranue asgja, edhe pse e kanë ditë se ku ashtë i strehum . Bafti Kepa, kushëri i Zenun Kepës, edhe pse shumë i ri, ai gjithherë ia ka çuar bukën Ibrahim Lutfiut, në çdo vend ku ka qenë i srehuar, bukë e rroba iu kanë çuar të strehuarve kohë pas kohe edhe bijtë e Ramë Hasanit, Elezi e Ilazi, gjithnjë sipas dëshmive të të afërmve të Zenunit. Si shenjë se policia dhe ushtria serbe ishte futur në Buzhalë, ka shërbyer Xhemilja, gruaja e Ramë Hasanit, e cila ka shkuar me vrap kinse po lyp diçka te Keptë. Ata, të strehuarit, kur e kanë marrë vesh se në fund të Lagjes Buzhalë kishin hyrë xhandarmëria dhe ushtria serbe, menjëherë e kanë braktisur bunkerin dhe janë futur më thellë në bjeshkë.Siç tregonte Imer Adem Buzhala ( 1912- 1989 ) , i cili edhe ky ndiqej nga UDB-a e që ndodhej së bashku me Ibrahim Lutfiun e me të tjerë në bunker, njëherë kishin qenë tepër të rrezikuar për t’u zbuluar , sepse ishin rrethuar nga OZN-a. Për t’i ikur këtij rrethimi, familja e Zenun Kepës i kanë veshur në rroba çobanësh këta të srehuarit , Ibrahim Lutfiun dhe Imer Ademin dhe i kanë lëshuar bagëtinë, dhenë, dhi e lopë, dhe ata kanë shpëtuar të përzier si çobanë, deri te reka-lumi. Ka qenë dimër i ashpër, borë e madhe. Për t’i humbur gjurmët, këta dy komitë janë futur në lumë dhe nëpër ujë të lumit kanë ecur nja 3-4 kilometra përpjetë deri në fund të livadheve të Budakovës. Gjithnjë sipas rrëfimeve të Imerit, në një moment, Ibrahim Lutfiu, nga lodhja dhe rraskapitja, nxjerr revolen dhe tenton të vrasë veten , duke i thënë Imerit: ” Unë më s’mund të qëndroj kështu, më mirë po e vras vetveten !” Imeri vetëtimthi ia rrëmben revolen dhe i thotë Lutfiut : “ I ligu e bën këtë punë !” dhe i nxjerr nga shoka dy palë çorapë të leshta e ja jep Lutfiut, çorapë këto që ia kishte thurur e futur në shokë nëna e vet, nëna Fatë. Prej këtu kemi marrë rrugën drejt Bjeshkëve të Jezercit, rrëfente Imeri.( Deklaratë dhënë autorit më 24 qershor 1985 ).Në janar të vitit 1950, organet e OZN-së, në bashkëpunim me spiunët shqiptarë, të cilët , mjerisht, s’i kanë munguar asnjëherë këtij populli, i bien në gjurmë Ibrahim Lutfiut. Më 18 janar 1950, pak para se të agonte dita, forca të mëdha policore në krye me shefin e UDB-së Mehmet Maliqi- Cikuli ose Mehmet Qorri, siç njihej në popull, rrethojnë shtëpinë e Behlul Bajramit . Sipas disave, ata në këtë moment para vetes, si mburojë, kishin qitur Brahim Avdyl Buzhalën, Sinan Mehmet Kepën dhe Behlul Bajramin. Mehmet Maliqi, babai i Shkëlzen Maliqit, analistit të njohur projugosllav, i bën thirrje Ibrahim Lutfiut që të dorëzohej , por ai i përgjigjet se deri në mëngjes nuk do të dorëzohej, se “ nata nuk ka besë “, kishte thënë ai. Ai , sipas asaj që dihet, kishte tubuar tërë materialin sekret të ilegales dhe ia kishte vënë flakën. Pasi kishte djegur në tërësi këtë material , kishte bërë vetëvrasje. Nuk deshi të rrezikonte familjen , që e strehoi , Zylën, këtë nënë bujare dhe fisnike me 8 fëmijët e saj. Kështu veprojnë vetëm trimat.Organet serbo-sllave të OZN-së, Ibrahim Lutfiut deshën t’ia humbnin edhe kufomën , por banorët e Bukoshit e varrosin te Verrishtat, pa ceremoni mortore. Ibrahim Lutfiu punoi e veproi dhe dha jetën për një Shqipëri etnike, por ky ideal i shenjtë dhe kjo ëndërr e tij dhe e shumë atdhetarëve nuk u realizua as sot e kësaj dite .