November 23, 2020

Mosardhja e bashkatdhetarëve goditje për ekonominë e Kosovës


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se do të goditemi nga pandemia si rezultat i mos ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, ku brenda vitit shpenzojnë mbi 1 miliard.


Megjithatë, ai shpreson se koha e pandemisë do të kaloi dhe bashkatdhetarët tonë do të kenë mundësi të vinë në Kosovë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin e tyre.

Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është afektuar më së shumti nga pandemia, e cila përbëhet kryesisht nga sigurimet jo jetë.

“Ka një rënie drastike në regjistrimin e automjeteve e në anën tjetër vazhdon pagesa e kompanive për dëmet në aksidente që e kap shumën me miliona euro. Andaj apeloj te të gjithë që të regjistrojnë automjetet e tyre”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët në rrugët zyrtare gjatë vitit 20019, kanë qenë 887 milionë. euro.

Ai në Radio Televizionin Dukagjini, tha se përveç të hyrave në kufi, remitencat gjatë kohës së pandemisë thuajse janë të njëjta deri tash. Mehmeti tha se remitencat janë kryesisht të dedikuara për ushqim por nuk nënkupton që ato nuk janë të orientuara në zhvillim ekonomik.