July 7, 2020

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Hashim Thaçi anulon vizitën në Washington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor.

Kjo vjen pas pas ngritjes së akuzës nga Specialja, përcjell Bota sot.

Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell.

Ai ka thënë se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas kësaj ka reaguar edhe Zyra e Presidentit, duke e konfirmuar anulimin e udhëtimit të tij për në Washington.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftim.

Image