December 2, 2020

KUSHTETUESJA PEZULLON DEKRETIN E THAÇIT PËR QEVERINË E RE


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Gjykata Kushtetuese vendosi sot, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Thaçi dekretoi Hotin dje, ndërkohë pak minuta më vonë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit, dërgoi rastin në Kushtetuese. Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit, raporton KOHA.

Gjykata Kushtetuese sot mori vendimin për masë të përkohshme dhe për efekt, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, që ishte thirrur për të shtunën (13:00), nuk pritet të mbahet.

Njoftimi:

Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar./Koha