September 25, 2020

Kurti viziton Qendrën e Studentëve, konfirmon se karantina do të mbyllet në fund të muajit


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka vizituar Qendrën e Studentëve që muajve të fundit ka shërbyer si karantinë për të kthyerit nga Perëndimi.


Kurti ka konfirmuar se në fund të muajit, kjo karantinë do të mbyllet derisa ka paralajmëruar lehtësim edhe të masave të tjera, shkruan Reporteri.

“Unë po vij  prej dekanatit të fakultetit të mjekësisë ku vizituam vullnetarët në qendrën e thirrjeve. Prej atje erdha në qendër ku u takova me drejtorin vullnetarë, mjekët e policët që e kanë menaxhuar karantinën, e cila kah fundi i muajit do të mbyllet meqenëse janë krijuar kushtet për fitoren mbi pandeminë. Ndodhemi në prag të ngashënjimit të plotë andaj edhe udhëzimet duhet të respektohen. Javën e ardhshme do të vazhdojnë lirimin e masave të tjera për kthim në një normalitet të ri”, u shpreh Kurti.

Nga aty ai nuk la pa përmendur edhe presidentin Thaçi dhe Gjykatën Kushtetuese. Kurti tha se Kushtetuesja duhet të bëjë interpretim të Kushtetutës, jo shkrimin e saj.

“Duhet ta presim aktgjykimin e Kushtetueses. Unë pres nga Gjykata që do të bëjë interpretim të Kushtetutës jo shkrim. As presidenti, as kryeministri nuk mund ta shkruajnë kushtetutën. Atë mund të bëhet vetëm me amendamente paralmentare. Mua më duhet që dëshirat e tij i përshkruan si fakte. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë për përshkrime që ka dhënë ai”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net