November 30, 2020

Kur do të rifillojnë fluturimet nga Zvicra në Kosovë?


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër.

Do të ketë fluturime nga Zvicra për në Kosovë duke filluar nga qershori ose jo?

Kjo pyetje shtrohet gjithandej nga mërgimtarët në Zvicër dhe nga të interesuarit e tjerë, këto ditë kur kemi zbutje të masave ndaj pandemisë, si në Kosovë, ashtu dhe në Zvicër.

Lidhur me këtë çështje  ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Shëndetësisë për gjendjen rreth fluturimeve nga Zvicra në Kosovë.

Përgjigjja, në vija të përgjithshme është se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për lejimin e fluturimeve të rregullta.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër. Meqë jemi në kohë pandemie, fillimisht duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.