September 25, 2020

Kjo është deklarata e Vjosa Osmanit pas vendimit të Kushtetueses


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Edhe kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Osmani ka vlerësuar lart vendimin e Kushtetueses, duke thënë se ajo po e mbron integritetin institucional në rrethanat e krijuara, përcjell Bota sot.

Ajo ka njoftuar se i ka dërguar sot kësaj gjykate komente, me të cilat ka arsyetuar pse vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme, pa paragjykuar vendimin final të Gjykatës për pjesën meritore të rastit.

“Do të kujdesem që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i ftoj të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo”, ka thënë Osmani.

Deklaratë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu

Sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentit për mandatarin e ri të qeverisë së vendit, deri në një vendim meritor.

E vlerësoj lart faktin që Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta trajtojë këtë çështje, megjithëse ditë feste, në mënyrë që të mbrohet integriteti institucional në rrethanat e krijuara.

Në funksion të kësaj, unë i kam drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese komente (në afatin që ishte caktuar nga ana e Gjykatës), me të cilat kam arsyetuar pse vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme, pa paragjykuar vendimin final të Gjykatës për pjesën meritore të rastit. Në këto komente kam sqaruar se “vendosja e masës së përkohshme mbi ekzekutimin ose ndërmarrjen e veprimeve që rrjedhin nga dekreti është po ashtu e domosdoshme për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të garantohet që Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë në sistemin tone politik, nuk do të marrë vendime që mund të rezultojnë kundërkushtetuese, e që për pasojë do të dëmtonin rëndë besimin e publikut dhe vetë integritetin e këtij institucioni. Në këtë mënyrë, përveç se është në përputhje të plotë me interesin publik, vendosja e masës do të parandalojë shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm në kuptim të funksionimit kushtetues dhe ligjor të institucioneve më të larta kushtetuese në vend.”

Si kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe njeri i që respekton gjithnjë vendimet e institucioneve të pavarura, do të kujdesem që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i ftoj të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo.