November 23, 2020

Ismail dhe Helena Kadare mesazh të ndjerë për Maks Velon: Nuk ishte e lehtë lamtumira për ty


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, kanë shprehur ngushëllimet e tyre nga Parisi pas ndarjes nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo.

Në mesazhin e tyre ata shprehen: “Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur te kishim mes nesh. Helena dhe Ismail Kadare”.

Kadare ka pasur një miqësi të hershme me Velon. Në parathënien e librit “Jetë paralele”, flitet për historinë e një pikture të Maks Velos që mundi t’i shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat.