“Kemi potencial, si dy qeveri të reja të cilat mendojnë mirë për qytetarët e tyre dhe shtetet e tyre, të ecim përpara në proceset eurointegruese”, vlerësoi kryeministri Zaev.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në takim së bashku është konstatuar se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura bilaterale, që hap mundësi të mëdha për përparimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Jemi të përkushtuar si Qeveri, ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe t’i hapim perspektivat euro-atlantike. Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme për realizimin e qëllimeve qytetare dhe shtetërore”, shtoi kryeministri Zaev.

Bashkëbiseduesit diskutuan për fushat konkrete në të cilat do të intensifikohet bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Kosovës. Ato janë ekonomia, energjetika, infrastruktura, lehtësimet doganore, lëvizja më e thjeshtë e njerëzve dhe mallit. është dakorduar që qeveritë e Maqedonisë dhe të Kosovës t’i nxitin bashkësitë e biznesit dhe odave për bashkëpunim më të fuqishëm dhe më aktiv, si dhe realizimin e takimeve më të shpeshta në nivel të lartë qeveritar.

Ministri Pacolli theksoi se Kosova i mbështet integrimet në NATO të Maqedonisë që do të kontribuojnë ndaj përforcimit të sigurisë dhe do të ndikojnë në perspektivat për tërë rajonin, ndërsa shprehu edhe transparencë në perspektivat për tërë rajonin, si dhe shprehu edhe transparencë për zbatimin e përvojave nga Maqedonia në integrimet e BE-së. Ai vlerësoi se Zaev me aftësi të madhe dhe dinjitet ka krijuar një shoqëri për të gjithë. Me këtë, siç vlerësoi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, kryeministri Zaev ka treguar si respektohen njerëzit pavarësisht nga cilado diferencë dhe ka bërë kthim në marrëdhëniet dhe respektimin midis qytetarëve në Maqedoni, për çka e ka respektin e tërë rajonit dhe të botës, duke e përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë për realizimin e takimit në nivel më të lartë të kryeministrave.