Nëpërmjet një komunikate për media, ish-guerilët e pensionuar të UÇK-së, thonë se i gëzon fakti se Kosova është bërë me qeveri të re, ndërsa shprehen optimist se Haradinaj si në luftë ashtu edhe tani do ta çoj vendin përpara.

“OVL UÇK-së në  Dukagjin, përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zhbllokimit të shtetit dhe fillimin e punës së Qeverisë. Ne i urojmë kryeministrit Haradinaj punë të mbarë dhe besojmë se si në luftë ashtu edhe tani, do jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes, në të cilën ndodhet vendi. Urime e suksese”, thuhet në urimin e kësaj organizate.