Veseli: Në Dekadën e Re, rinia e ka në dorë fatin e vendit!


Veseli: Në Dekadën e Re, rinia e ka në dorë fatin e vendit!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.

Sipas tij, ‘Dekada e Re’ është rinia në vendimmarrje dhe inovacion.

Veseli tha se ‘Dekada e re’ është potenciali i të rinjëve, forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha lideri i PDK-së para qindra delegatëve të Rinisë Demokratike në Konventën e gjashtë që u mbajt në Prishtinë.