Viktima dhe i lënduari, që të dy shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi u shemb dheu afër vendit ku këta po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, transmeton Indeksonline.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.