Në takim është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit dhe përgatitjen e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive, e cila do të mbahet në Korçë, me datën 27 Nëntor, 2017.

Pas datës 27 Nëntor, të dy Qeveritë do të takohen në Vlorë për të hapur Vitin e Skënderbeut.

Pas takimit me Zëvendës Ministren Vuniqi, delegacioni shqiptarë është planifikuar të takohet edhe Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z., Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës si Koordinator për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë.