Duke vlerësuar punën e përmbaruesve, Tahiri në një postim në Facebook për këtë, thekson se ky dokument i nënshkruar përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësoj nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion.

“Krahas kushteve që kemi krijuar për profesionet e lira ligjore, me këtë rast, edhe për përmbaruesit privat, po marrim masa për të siguruar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre. Për këtë qëllim, kam nxjerrë Udhëzimin Administrativ për afarizmin dhe të dhënat personale për Përmbaruesit Privat. Ky Udhëzim Administrativ përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësoj nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion. Përmbaruesit Privat, kanë rol të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.”, ka shkruar Tahiri.