Melazma më së shumti përfshin fytyrën dhe shkak i paraqitjes së saj është puna e tepërt e qelizave përgjegjëse për prodhimin e melaninës.

Kjo gjendje paraqitet në forma të buta dhe të rënda, dhe paraqitet në 90 për qind të rasteve te femrat, ndërsa më e shpeshtë është te njerëzit me lëkurë të errët. Por, lajmi i mirë është se ajo shërohet shumë lehtë.

Edhe pse nuk është e sqaruar mirë, studiuesit dyshojnë se qëndrimi në diell është shkaku kryesor i paraqitjes së melazmës. Rrezet ultraviolet mund të forcojnë punën e qelizave te disa njerëz.

Ndryshimet hormonale, të cilat krijohen me rastin e çrregullimit të punës së qelizave, po ashtu mund të jetë shkak i paraqitjes së melazmës.

Dermatologët zakonisht diagnozën e japin pas kontrollit të lëkurës, andaj rekomandohet shkuarja te ekspertët nëse keni dyshime.

Përveç fytyrës, njolla të errëta disa njerëz i kanë edhe në qafë.

Edhe pse nuk paraqesin rrezik, ky çrregullim mund të jetë indikator i rritjes së rrezikut nga paraqitja e kancerit të lëkurës.

Shërimi nga kjo gjendje mund të bëhet përmes trajtimit laserik, i cili ndihmon në largimin e melazmës, shkruajnë mediat britanike.