Të dhënat përfundimtare, tregojnë se, ekonomia greke u zgjerua me një hap prej 0.5% gjatë periudhës Prill-Qershor, po aq sa rritej në tremujorin e parë të këtij viti. Elstat së fundmi ka ndërprerë publikimin e të dhënave paraprake të rritjes ekonomike, dhe tashmë do të publikojë vetëm ato përfundimtare, në mënyrë që të shmangë rishikimet drastike të ekonomisë, në një kohë që vendi është vulnerabël ndaj këtyre shifrave.

Në terma vjetorë ndërkohë, rritja ekonomike është përshpejtuar në 0.8%, nga 0.4% që ishte më parë. Leximi i fundit rezulton gjithashtu në linjë me prirtshmëritë. Pak ditë më parë, Alexis Tsipras premtoi rishikimin në territor pozitiv të projeksioneve të rritjes ekonomike, që aktualisht fiksohen pranë 1.8%. Rritja e eksporteve me 3.7% dhe e konsumit me 0.4% janë nxitësit kryesorë të kësaj performancë ekonomike gjatë tremujorit të dytë.