Ata theksuan se ngritja e cilësisë së qumështit ka bërë që situata me fermerët të jetë shumë më e mirë, por kërkuan të mos ketë vonesa në realizimin e subvencioneve. Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se do të japë mbështetjen maksimale të tij dhe qeverisë që drejton.

“Prodhuesit janë vija e parë e zhvillimit ekonomik, andaj do t’ju qëndroj afër me përkushtimin më të madh”, tha ai.