Punëtorët e një restoranti festuan fitoren e lotarisë prej 1 miliard dollarëve…, por kishte një problem! (Foto/Video)


Punëtorët e një restoranti festuan fitoren e lotarisë prej 1 miliard dollarëve…, por kishte një problem! (Foto/Video)

Imagjinoni se si do të ndiheshit po të fitonit një lotari prej 1 miliard dollarëve. Me siguri ju do të fluturonit nga gëzimi dhe ndoshta do të lenit vendin e punës.

Një gjë e tillë u kishte ndodhur disa punëtorëve të një restoranti Englewood Cliffs, New Jersey, kur numrat e tyre u përputhen me fituesin e lotarisë prej 949milionë dollarësh, transmeton Telegrafi.

Por pas gjithë gëzimit ata e kuptuan se kishte një problem. Ata kishin biletën e gabuar dhe ishin duke kërkuar në numrat fitues të së martës në vend se të së shtunës.

Charles Povermo, 55, i tha New York Post se pasi kuptuan gabimin e tyre, u ndjenë “sikur të kishin ‘ngrënë’ disa grushte në stomak”. /Telegrafi/