Le t’i shohim…

I shton volum qerpikëve tuaj
Pasi të keni vendosur shtresën e parë të rimelit, aplikoni pak pudër bebeje me një furçë ose pastruesit e veshëve dhe pastaj përfundojeni makeup-in tuaj me një shtresë tjetër rimeli siç bëni zakonisht. Ky truk do i bëjë qerpikët tuaj të duken më të gjatë dhe më voluminozë.

Jua lehtëson procesin e depilimit
Aplikoni pudër bebesh përpara se të vendosni dyllin sepse do e ndihmojë të ngjitet më së miri në lëkurë, duke eliminiuar edhe qimet më të vogla, heq qelizat e vdekura dhe procesi bëhet më pak i dhimbshëm.

Për flokë të yndyrshëm
Në ditët që i keni flokët me yndyrë dhe jeni vonë për punë, vendosni pudër tek rrënjët e flokëve duke masazhuar lehtë skalpin dhe më pas krihini siç bëni zakonisht. Pudra ka forcën të thithë yndyrën dhe nuk është e nevojshme t’i lani flokët çdo ditë.

Largon erën e keqe të këmbëve
Por edhe të sqetullave. Kur është verë dhe djersitemi më shumë, ndodh që era e keqe të jetë e pashmangshme. Pudra e bebes është zgjidhja. Hidhni pak pudër brenda këpucëve për të larguar erën e keqe. Po ashtu mund të zëvendësoni deodorantin duke lyer sqetullat me pak pudër bebesh.

Hiqni rërën nga këmbët dhe këpucët
Është shumë e thjeshtë. Thjesht vendosni pudrën e bebes në vendet ku rëra është ngjitur, ajo do thithë lagështirën nga lëkura dhe rëra do të bjerë poshtë në mënyrë të menjëhershme. E njëjta gjë edhe me këpucët. Pasi ta keni aplikuar procedurën, shkundini dhe kështu nuk do e merrni më rërën me vete brenda në makinë.

Eliminon njollat e vajit në rrobat tuaja
Vendosni një sasi të vogël pudër bebeje në vendet ku ndodhen njollat e vajit dhe lëreni për disa minuta deri sa të shikoni që pudra ka thithur të gjithë sasinë e vajit që ndodhej në copë. Në fund lajeni në lavatriçe dhe harrojini njollat e vajit që edhe pas larjes janë përsëri aty. Më e efektshme është të bëhet menjëherë sapo të bjerë pika e vajit në pëlhurë.

Që buzëkuqi të qëndrojë me gjatë
Lyeni buzët me buzëkuq, pastaj vendosni një shtresë pudër, dhe përsëri buzëkuqin. Ky marifet do bëjë të mundur që buzëkuqi të zgjasë më shumë.

Për netët e nxehta…
Spërkatni pak pudër bebeje në çarçafë për aromë të mirë dhe rifreskim të tyre.

Bën veshjet e lëkurës të shkëlqejnë
Vendosni pudër në xhaketën e lëkurës dhe fshijeni me një copë mikrofibër të gjithë sipërfaqen. Do të shkëlqejë sikurse të ishte një e re