Ai shprehur i bindur se angazhimi i lojtarëve të tij nuk do të mungojë, por është i vetëdijshëm se përballë do të kenë një kundërshtarë shumë të fortë. Prekazi është shprehur i brengosur me faktin që disa prej lojtarëve që luajnë në Vala Superligë nuk janë në formën e duhur.

“Dihet që kjo përfaqësuese gjatë ndeshjeve të deritashme ka treguar lojëra të cilat kërkush nuk mund ta kritikojë. Pres që në të ardhmen të jep edhe më shumë me këta lojtarë. Sa i përket Izrealit duhet t’i shohim gjërat realisht. Kosova është e re, ndoshta të gjitha përfaqësueset tjera janë më të mira në letër, por në fushë djelmoshat tanë duhet të dëshmojnë se diferencat në mes përfaqësueseve po zvogëlohen. Izreali është një ekip që ka lojtarë në përbërje që kushtojnë edhe me miliona, mirëpo ne do të japim maksimumin që ky dallim të jetë sa më i vogël në fushë. Megjithatë, e kam thënë edhe para kualifikimeve dhe po e përsëris se pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar, shpirti luftarak i djelmoshave tanë do të bëjë atë diferencë të jetë minimale. Normal, si çdo trajner e mendoj më të mirën dhe hyjmë për të fituar, por respekt për kundërshtarin, pasi jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre.  Për t’u arritur fitorja duhet të punohet dhe luftohet fortë në fushë“, ka theksuar Prekazi.

Ai më tej ka thënë se bashkë me stafin e tij i kanë analizuar ndeshjet e Izraelit, derisa gjatë këtyre ditëve do të bëhet analiza së bashku me lojtarët. “I kemi studiuar gjitha lojërat, mirëpo gjatë ditës së sotme grumbullohen lojtarët dhe bashkërisht më ta do ta bëjmë analizën dhe si t’i kundërvihemi atyre”, ka shtuar Prekazi.

Ndërkohë, kapiteni i përfaqësueses sonë, Rron Broja, e pranon se sfida me Izraelin do të jetë ndeshje e vështirë, por sipas tij, nuk është mision i pamundur. Ai thotë se bazuar në paraqitjet e mira të Kosovës në takimet e kaluar, mund të fitohet edhe ndeshja e radhës, Edhe kapiteni Rron Broja është shprehur optimist për paraqitje të mirë dhe për fitore, por është  i vetëdijshëm se para vetës kanë një kundërshtar shumë cilësor. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpo kemi kohë për t’u përgatitur dhe të futemi sa më mirë në këtë ndeshje. Shpresoj të arrijmë fitore, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Me paraqitjet që kemi bërë deri më tash, shpresoj se do të kemi sukses edhe këtë herë. Kemi një harmoni shumë të mirë në përfaqësuese dhe tash e njohim edhe më mirë lojën e njëri-tjetrit”, ka theksuar Broja.

Përzgjedhësi Prekazi ka ftuar dashamirët e futbollit që të vijnë të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në numër sa më të madh dhe t’i japin mbështetje dhe kurajë këtyre djelmoshave, të cilët me paraqitjet e treguara deri më tash kanë dëshmuar se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur. Pjesë e Kombëtares U21 në këto dy ndeshje do të jetë edhe Bersant Celina, derisa prurje e re është edhe Dren Feka, që luan te Luzerni.
Lista e futbollistëve të Kombëtares U21
Visar Bekaj          – Prishtina
Dren Hodaj         – KEK-u
Betim Halimi       -Drita
Kamer Krasniqi  -Osnabruck
Ardian Ismajli     -Hajduk Split
Lirim Mema        – Eintracht Braunschweig
Idriz Voca            – Luzern
Arian Kabashi     – Sion
Besfort Kolgeci  – Eintracht Braunschweig
Florian Loshaj    -Mastricht
Dren Feka           – Luzern
Kushtrim Shabani             – Llapi
Ylber Maloku     – Trepça’89
Florent Hasani   – Trepça’89
Muharrem Jashari           – Trepça’89
Enis Bytyqi          – Wuzburger Kickers
Rron Broja           – Trepça’89
Bersant Celina   – Ipswich Town
Ardit Gashi          – Bassano Virtus
Arbër Hoxha      – Besa
Mirlind Daku      – Llapi
Lirim Kastrati      – Lokomotiva Zagreb
Drilon Tejeci       – KEK-u
Meriton Korenica             – Liria