1 gote ujë i vaket

2 gota qumësht i vaket

1 gote vaj vegjetal

1 luge te gjelles maje

1 vezë

2 luge te gjelles sheqer

1 luge kripë

8 gota miell

Hapat

Majën e derdhni në një enë së bashku me sheqerin dhe e lëni në pritje të fryhet.

Pastaj ia shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, brumin e ngjeshëni rreth 10 minuta.

E mbuloni më një leckë kuzhine dhe e lëni rreth 15 minuta të pres, nga brumi ndani copa të vogla.

Copa e ndara filloni ti hapni, i lyeni me vaj dhe e vendosni njërën mbi tjetrën ( kulaçën e njejtë).

Përsëri e lyeni me vaj dhe përsëri e vendosni njërën mbi tjetrën.

Përmbi e lyeni me të kuqët e vezës dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celsius.

Pas pjekjës, hapësirën e shprastë mund ta mbushni me djathë, ullinjë, domate etj.

Ju bëftë mirë!