Përbërësit

3 pite

1 kuti humus qiqrash (me hudhër)

2 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 filxhan çaji kastravec (i copëtuar)

1/4 filxhan çaji ullinj (të copëtuar)

2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)

2 lugë gjelle kopër

85 gr djathë

9 domate qershi

Përgatitja

1.Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 176 gradë Celcius.

2.Lyeni me pak yndyrë format e kiflleve dhe lërini mënjanë.

3.Prejini pitet në 3 pjesë në formën e picës dhe vendoseni secilën në formën e kifleve.

4.Shtypini lehtësisht që të formojnë një formë kupe dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 7 minuta.

5.Më pas largojini nga zjarri dhe lërini të ftohen për rreth 10 minuta.

6.Mbushni secilën prej tyre përgjysmë me humus.

7.Ndërkohë në një enë shtoni vajine ullirit, kastravecat, ullinjtë, majdanozin dhe koprën e prerë. Përziejini mirë dhe hidhni pak nga masa e përgatitur mbi humusin në çdo pite.

8.Në fund, dekorojini pitet me domatet qershi të prera përgjysmë.