Përfaqësues të Vetëvendosjes dhe Këshillit Evropian flasin për Demarkacionin


Përfaqësues të Vetëvendosjes dhe Këshillit Evropian flasin për Demarkacionin

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje takoi përfaqësuesit e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Wesslau, drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, Drejtore e Programeve, dhe Tania Lessenska.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit.

Kryetari Albin Kurti e njoftoi delegacionin me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth marrëveshjes për ‘Demarkacionin’, por edhe për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë dhe idetë e VETËVENDOSJE!-s për të dalë nga kriza e për ta nisur progresin.

“Në takim u diskutua edhe për perspektivën e integrimit të Kosovë në BE si dhe për hapat që duhet ndërmarrë shteti ynë në këtë drejtim. Përveç tjerash, u diskutua  edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për investimet ekonomike si dhe për situatën energjetike në vend”, thuhet në njoftim.