Skuadrat e tjera evropiane po bëjnë oferta marramendëse në drejtim të lojtarëve të barcelonës.

Liverpooli është shumë afër që ta transferoj Rafinha Alcantaran nga Barcelona.

Jurgen Klopp po e do me ngulm transferimin e lojtarit, andaj do të ofroj 45 milionë euro tek skuadra katalonase nga Daily mail.

Liverpooli ka kohë që i është vënë pas Rafinhas, andaj në këtë verë shpreson që ta kompletoj transferimin e tij në ‘Anfield’.

Skuadra angleze nuk dëshiron që të përfshihet në asnjë marrëveshje me Barcelonën për Coutinhon, andaj dëshiron që t’i paguaj plotë 45 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e Rafinhas.