Pacolli ka njoftuar se me Brok kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejtë të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët.

Ministri i Jashtëm thotë se gjithashtu me Brok, i cili është njëri prej njerëzve kyq të CDU,  kanë biseduar edhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania mbetet partner kyq në rrugën evropiane të vendit tone”, ka theksuar Pacolli.