Kështu duke i dhënë mundësi kryeministrit të ri që t’i blejë orenditë e reja.

Pjesë e ankandit sipas ofertës së kryeministrisë, do të jenë të gjitha pajisjet, nga karriget, varëset e deri tek tavolina e punës, që ishin vendosur në kryeministri sipas shijes së Mustafës.

Njoftimi është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik .

Ky institucion ka hapur ankandin “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT-së jashtë përdorimit” derisa autoritet kontraktues është Zyra e kryeministrit.  Ankandi do të jetë i hapur deri më 15 shtator në ora 15:00.