Moti për fundjavë


Moti për fundjavë

ot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me temperarura që do të lëvizin në mes 3 e 9 gradë celsius.

Nesër, po ashtu, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, mirëpo, për ndryshim nga sot, në orët e pasditës vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin reshje bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme ato do të sillën në mes minus 4 e 5 gradë celsius.

Dita e dytë e fundjavës, pra e diela, do të karakterizohet me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ato do të sillën në mes minus 9 e minus 3 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, duke filluar nga e diela, acari polar nga Siberia do të përfshijë edhe rajonin tonë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të kemi mot të vranët, reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, ato do të sillën në mes minus 13 e minus 3 gradë celsius.