Dy modele janë të AMG GT C Roadster i edicionit 50, të cilët kanë debutuar në panairin e veturave në Detroit gjatë janarit për të festuar 50 vitet e AMG, ndërsa do të jenë vetëm 500 ekzemplarë në të gjithë botën.

AMG GT C Roadster 50 ka motorin 4.0 litërsh V8 bi-turbo, i cili prodhon 549 kuaj fuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda, para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë.

Edicioni special e final i Mercedes që do të zbulohet në Gjenevë është C 63 kabriolet i edicionit Ocean Blue, me një ngjyrë të kaltër oqeani, transmeton koha.net.

Mercedes C 63 kabriolet Ocean Blue do të prodhohen vetëm 150 të tillë në të gjithë botën, ndërsa nuk është zbuluar më shumë për të, e që do të zbulohet më vonë në panairin e veturave në Gjenevë.

 

mercedes-5_1487903797-9249323

 

 

 

 

mercedes-1_1487903797-4356276