“Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarët e KEDS-it, KEK-ut dhe Zyra e Rregullatorit për Energji që nga këndvështrimi i tyre të diskutojnë mundësitë e tejkalimit të kësaj gjendje dhe potencialisht bizneseve tu ofrohet një ambient më i përshtatshëm që të ushtrojnë aktivitetin e tyre biznesor. Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë biznesve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është kostoja e lartë e energjisë elektrike. Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për diskutuar mes akterëve relevant shkallën e problemit që paraqet kjo komponentë, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes. OEK-u dhe GIZ gjatë këtij forumi biznesi do të prezantojnë rezultatet e të gjeturave nga studimi me kompanitë që kanë ranguar “koston e energjisë” në mesin e barrierave më të mëdha të të bërit biznes:, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).