“Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Euro 2016” bashkoi të gjitha grupet etnike të kombit tone, sespe ai ishte një turne historik për ne. Thirrja në Kombëtare është nderi më i madh që më kanë bërë në aspektin sportiv dhe arritja ime më e madhe”.

Në vijim, Mavraj flet edhe për çështjet e besimit fetar dhe rutinën e përditshme.

“Besoj në fenë islame, madje kam tre miq imamë, me të cilët jam përherë në kontakt dhe mësoj shumë prej tyre. Jam shumë i disiplinuar në aspektin sportiv, madje edhe kur jam me pushime mendoj përherë se çfarë programi do të ndjek menjëherë pasi të kthehem në stërvitje”.

Një koment, Mavraj e shkëput edhe për bashkëkombasin Taulant Xhaka, duke theksuar se ai është një person fantastic, por gjithashtu edhe një model shumë i mirë për të rinjtë shqiptarë.