Së paku kështu raporton media serbe “B92″, e cila ka marrë një prononcim prej Lothat Matthaus, që ishte për një kohë trajner iPartizanit të Beogradit.

Një foto e realizuar e presidentit të FFK-së Fadil Vokrri me legjendën gjermane Matthaus në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best FIFA Awards” në Londër, ka bërë që të fillojnë spekulimet se Matthaus mund ta drejtojë Kosovën, derisa presidenti i FFK-së as nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.

Sidoqoftë, legjendari i Bayernit dhe Interit e ka mohuar një gjë të tillë.

“Përzgjedhës? Nuk ka gjasa! E mohoj kategorikisht mundësinë për ta marr drejtimin e Kosovës”, ka theksuar Matthaus për B92.