Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit drejtuesit e Manchester United po mendojnë të ofrojnë 100 milionë paund për kartonin e Griezmann.

Futbollisti i përfaqësueses franceze ishte shumë pranë kalimit te “djajtë e kuq” që në merkaton e kësaj vere, por ndëshkimi i Atletico Madrid nga ana e FIFA-s me bllokim në merkato i ndërpreu të gjitha tratativat, të paktën deri në janar të vitit të ardhshëm.

Një periudhë kjo, që do t’i japë mundësinë Manchester United që të rinisë tratativat me Atleticon, për të blerë kartonin e futbollistit për sezonin 2018-2019, me Jose Mourinhon që shpreson shumë që këtë radhë kjo histori të ketë një fund të lumtur.