MAKARONA ME SALCË DOMATESH DHE PERIMESH


MAKARONA ME SALCË DOMATESH DHE PERIMESH

Përbërësit për 4 persona

400 gr makarona pene
400 gr domate konservë, në kubikë ose të plota
1 thelb hudhër
Gjysmë qepe të kuqe
1 spec djegës
3 lugë gjelle ullinj të zinj
Kripë
Vaj ulliri
Gjethe të freskëta borziloku
Djathë të grirë pekorino ose parmixhan

Përgatitja:
Ndërsa vëmë ujin e makaronave të ziejë, përgatisim salcën. Në një tigan të madh hedhim vaj ulliri, specin djegës të prerë në copa të vogla, qepën e grirë dhe hudhrën. E lëmë derisa hudhra të lëshojë aromë dhe shtojmë domatet e prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e lëmë domaten të shkrijë. Në fund hedhim ullinjtë e zinj dhe borzilokun. Kullojmë makaronat, i hedhim në salcë dhe i përziejmë mirë. Shtojmë djathin e grirë dhe i shërbejmë të freskëta.