Kelmendi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest. Fitusja e medaljes olimpike, në rrethin e dytë të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur zviceranen, Evelyne Tschopp.

Në rrethin e tretë Majlinda do të përballet me xhudisten italiane, Odette Giuffrida