Lekaj nxjerr në teren kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve, pas reshjeve të shiut


Lekaj nxjerr në teren kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve, pas reshjeve të shiut

Pas gjendjes së krijuar në disa rrugë të vendit tonë, si pasojë e reshjeve të shiut, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se cilat veprime i ka ndërmarrë ai dhe ministria të cilën e drejton, përkitazi me këtë gjendje.

Lekaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla.

“Për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë kemi nxjerrë në teren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekip nga Ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada”, ka shkruar Lekaj.

“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë.  045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë…!”, ka shkruar në Facebook ministri Pal Lekaj.​