Lansohet sot projekti patentë-shoferi mobil


Lansohet sot projekti patentë-shoferi mobil

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH – Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, do të lansojnë sot projektin: “Patentë-shoferi mobil”.

Në ceremoninë e lansimit do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, Hermann Sterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.