Lajçi: Debatet nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen


Lajçi: Debatet nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, nuk e sheh shumë serioze fyerjen që deputetja Aida Dërguti ia ka bërë ish-liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se debatet nuk e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka pohuar se debatet e relaksojnë këtë lëvizje dhe e bëjnë më të fortë.

Ai ka thënë se nuk sheh diçka serioze që përmes këtij debati të ketë përçarje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj lëvizje, Ali Lajçi, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit duhet të rrëzohet në Kuvend dhe të fillojë rinegocimi për marrëveshjen e re me Malin e Zi.

“Me rrëzimin e këtij versioni të demarkacionit në Kuvend, më as faktori ndërkombëtar nuk do ta përkrahë këtë variant”, ka thënë Lajçi.