Duke folur për prioritetet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, përmendi mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërë ditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit.

Ndërsa, diplomatja kroate shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në arsimin parauniversitar  dhe atë universitar.