“Komuniteti I biznesit luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien ekonomike të një vendi. KEDS duke qenë edhe vet pjesë e këtij komuniteti përpiqet të luajë rolin e vet sa më mirë në zhvillimin e këtij sektori”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Në komunikatë theksohet se pas shumë takimeve me asociacione të biznesit, dhe si kërkesë e këtij komuniteti  KEDS ka hapur një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi. Për tu përgjigjur sa më mirë kërkesave që vijnë nga biznesi, KEDS ka emëruar një ekip të menaxherëve që do të merren drejtpërdrejt më këto kërkesa.

“Përveç kësaj, në koordinim me aktorët relevantë, KEDS gjatë vitit 2018 do të ketë në fokus të veçantë investimet në rrjet që lidhen drejtpërdrejt me bizneset. KEDS do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta me të gjitha asociacionet e bizneseve me qëllimin që sa më mirë të përmbush kërkesat e bizneseve”, theksohet në komunikatën  e KEDS-it.